Sport

City në kërkim të ndeshjes perfekte për të eliminuar Liverpoolin

Manchester City duhet të përmbysë disavantazhin prej 3:0 kundër Liverpoolit, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën dhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola, ka vlerësuar se për të bërë këtë, lojtarët e tij duhet të bëjnë një ndeshje perfekte.

Manchester City në këtë ndeshje vjen pas humbjes dëshpëruese 3:2 të pësuar të shtunën në shtëpi nga Manchester Unitedi, ku me një fitore në atë sfidë do të siguronte titullin e kampionit të Anglisë, shkruan Koha Ditore.

Skuadra e Pep Guardiolas lëshoi një epërsi prej dy golave ndaj Unitedit, dhe te City janë në dijeni se një lëshim i vetëm ndaj Liverpoolit dhe do të bëhet mision i pamundur kthimi në gjysmëfinale.

"Sigurisht se për të kaluar tutje duhet të bëjnë një ndeshje perfekte, të krijojmë raste, të jemi të saktë, të lejojmë sa më pak hapësirë prapa dhe të gjitha kushtet duhet të jenë perfekte. Rezultati i ndeshjes së parë është i vështirë, por kemi edhe 90 minuta lojë dhe në futboll çdo gjë mund të ndodhë. Ne do të provojmë, kjo është e sigurt. Duhet të shënojmë golin e parë më herët dhe më pas të dytin. Do të mundohemi të bëjmë sa më tepër presion", ka thënë Guardiola... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)