Sport

Magjia e Januzajt i jep krah Sociedadit

Për më shumë se një muaj e gjysmë nuk ishte titullar, por në ndeshjen kampionale kundër Gironas, Adnan Januzaj tregoi se është e ardhmja e Real Sociedadit.

Herën e fundit, Januzaj ishte titullar më 22 shkurt, në ndeshjen e zhvilluar në Salzburg, ku Sociedadi u eliminua nga Liga e Evropës nga Red Bulli (2:1). Në La Liga, Januzaj titulluar ishte ndaj Villarrealit (27 janar), shkruan Koha Ditore.

Në duelin ndaj Gironas, në fushë ishin lojtarët si Ruben Pardo, Aritz Elustondo, Sergio Canales e Igor Zubeldia, por asnjëri nuk kishte magjinë e Januzajt. Ai luajti 78-të minuta dhe për sa kohë ishte në fushë, kosovari ishte bindshëm ishte më i miri te Sociedadi. Paraqitjen fantastike ndaj Gironas, të cilën Sociedadi e fitoi 5:0, Januzaj e kurorëzoi me gol.

Për Januzajn ky ishte goli i tretë në kampionat, kurse i katërti në të gjitha garat me Sociedadin, ekip të cilit iu bashkua nga Manchester Unitedi para fillimit të këtij edicioni për 8.5 milionë euro... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)