Sport

Zidane arsyeton zëvendësimin e Ronaldos

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk ka dashur të spekulojë rreth gjasave të ekipit të tij në Ligën e Kampionëve, duke thënë se as që dëshiron të dëgjojë për këtë.

Pas barazimit të sotëm si vendës kundër Atletico Madridit, Zinedine Zidane nuk ishte edhe aq i lumtur sikur kolegu i tij Diego Simeone.

"Sot patëm shumë shanse, por topi nuk hyri në portë. Në fund, për shkak të natyrës së futbollit, kemi mundur edhe të humbim”, tha trajneri francez, transmeton KP.

Duke folur rreth zëvendësimit të Cristiano Ronaldos, Zidane u deklarua shkurt dhe qartë: “Kemi shumë ndeshje dhe ai duhet të pushojë”.

Portugezi doli nga loja në minutën e 64, dhe në vend të tij hyri Karim Benzema.