Sport

Kuka merr të artën

Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë në turneun që po mbahet në Turqi.

Xhudistja kosovare fitoi në finalen e kategorisë deri në 78 kilogramë ndaj Anastasiya Turchynit të Ukrainës.

Para Kukës, të artën në këtë turne në kategoritë e tyre fituan edhe Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, ndërsa Fjolla Kelmendi të argjendtën.