Sport

Unitedi ia shtyn festën Manchester Cityt

Manchester City nuk ka arritur të shpallet sot kampion i Premier Ligës, pasi një gjë të tillë për ia ka mohuar rivali lokal Manchester Unitedi, që ia shtyn festën.

Skuadra e Pep Guardiolës e nisi për mrekulli këtë ndeshje duke shënuar dy gola të shpejtë, në minutat 25 e 30, përmes Kompanys e Gundoganit, transmeton Koha.net.

Megjithatë, gëzimin e pjesës së parë tifozëve të Cityt ia mohoi në pjesën e dytë skuadra e Jose Mourinhos duke përmbysur gjithçka.

Ishte Paul Pogba që në minutat 53 dhe 55 shënoi dy herë, me asistimet nga Herrera e Sanchez.

Smalling ishte ai që shënoi golin e fitores për “Djajtë e Kuq” në minutën e 69.

Kjo është humbja e dytë e Cityt në këtë sezon, pasi më parë vetëm Liverpooli kishte arritur ta mposhte.

City në krye të tabelës ka 84 pikë, kurse Unitedi në vendin e dytë ka 71 pikë.