Sport

Krasniqi e artë në Antalya

Xhudistja Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljet e artë në Grand Prix të Antalyas në Turqi.

Në finale ajo e mposhti britaniken, Chelsie Giles, të cilën e dominoi pothuajse gjatë tërë meçit, transmeton Koha.net.

Përveç Krasniqit, që garon në kategorinë 52 kilogramë, në këtë Grand Prix medalje të argjendtë mori Fjolla Kelmendi, kurse për medalje të artë garon edhe Nora Gjakova.