Sport

“Wilderi i gatshëm dhe në pritje të ofertës për t’u përballur me Joshuan”

Deontay Wilder është i gatshëm dhe në pritje të ofertës nga numri një i botës në boks, Anthony Joshua, ka deklaruar menaxheri i tij Shelly Finkel.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn ka zbuluar të mërkurën se ai tashmë ka nisur bisedimet për një meç të madh me kampionin e WBC-së, Wilder, dhe beson se një marrëveshje mund të arrihet me ekipin e amerikanit, transmeton Koha.net.

“Ne jemi gati dhe po presim”, ka deklaruar Finkel për Sky Sports, ndërsa ka shtuar se, “Hearn do të kthehet me një ofertë dhe po e presim sot. Fakti është se duam që ky meç të ndodhë”.

Ai ka bërë të ditur se Wilder i ka dërguar letër Joshuas, të cilit i ka konfirmuar se është i gatshëm të ndeshet ndaj tij edhe në Britani.

“Deontay i ka dërguar një letër personale publikut dhe Joshuas, në të cilën thotë se, ‘jam i gatshëm për të luftoj me 60-40. I gatshëm të boksoj në Britani. Ekipi im është i gatshëm të takohet me tuajin, siç keni kërkuar. Vetëm na tregoni kur dhe nuk ka asnjë pengesë nga ana jonë’, dhe ai e ka përfunduar me ‘nuk më pritet të të takoj në ring, kjo është ajo që duam dhe të gjithë po e kërkojmë këtë, dhe është e vetmja gjë që duhet të bëhet’”, ka treguar Finkel

Finkel thotë se Wilder do të pranonte të merrte 40 për qindëshin e të ardhurave, ndërsa beson se do të ishte më spektakolar për publikun se sa Klitschko e Parker.