Sport

Gjiganti evropian i ndërron emrin stadiumit në “Johan Cruyff Arena”

Klubi holandez Ajax do ta nderojë legjendën e futbollit, Johan Cruyff.

Ka kohë që flitej për një gjë të tillë dhe tani vjen zyrtarizimi.

Stadiumi i Ajaxit, skuadrës më të titulluar në Holandë, nga sezoni i ardhshëm nuk do të quhet “Amsterdam Arena” por “Johan Cruyff Arena”.

Logoja e re e stadiumit të klubit nga Amsterdami do të prezantohet më 25 prill, që vjen njëkohësisht me 71-vjetorin e lindjes së legjendës së futbollit holandez, transmeton KP.

Johan Cruyff u nda nga jeta më 24 mars të 2016-ës, në moshën 68-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Cruyff ka luajtur nga 1964 deri më 1973 me Ajaxin si dhe ka qenë trajner i këtij klubi për tre vite, nga 1985 deri më 1988.