Sport

Zyrtare: Gattuso vazhdon me Milanin

Milani ka konfirmuar se trajneri Gennaro Gattuso ka nënshkruar kontratë të re, që e mban në klub deri më 2021.

Ish-mesfushori i Milanit kishte zëvendësuar Montellan në fillim të këtij sezoni, dhe ka marrë meritat për përmirësimin e skuadrës, transmeton Koha.net.

Përmes një video në Facebook klubi i Milanit ka konfirmuar se Gattuso do ta udhëheqë skuadrën për tre vitet e ardhshme.

“Mirëmbrëma të gjithëve, ka ardhur momenti t’iu tregojmë se Rino Gattuso do të jetë trajneri jonë për tre vitet e ardhshme”, është shprehur Marco Fassone, drejtori sportiv i Milanit.