Sport

Liverpooli e do Casillasin si lojtar të lirë

Liverpooli raportohet se ka shtuar interesimin për transferimin e Iker Casillasit si lojtar të lirë në fund të këtij sezoni.

Portieri veteran, i cili realizoi 1000 paraqitje në karrierën e tij, do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit dhe mund të kalojë te ndonjë klubi tjetër.

Sipas TMW, “Të kuqtë” synojnë spanjollin si zëvendësues të Simon Mignolet, i cili ka humbur pozitën e parë me portierin Loris Karius.

Burimet e këtij mediumi kanë thënë se ish-kapiteni i Real Madridit, dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë dhe mund të joshet me një kalim në Premier Ligës.