Sport

Një ndeshje mes vëllezërve të inatosur

Kur herën e fundit u ndeshen Kosova dhe Shqipëria në nëntor të 2015-s, ishte ditë feste. Në stadiumin e qytetit në Prishtinë rreth 20 mijë tifozë përshëndetën yjtë kuqezi për kualifikimin historik në Evropianin "Franca 2016".

Ishte ndeshje mes dy ekipeve shqiptare - Shqipërisë që kishte arritur kualifikimin e parë të madh, dhe Kosovës që kishte dhënë shumë lojtarë për këtë sukses, përfshirë edhe kapitenin legjendar, Lorik Cana, shkruan sot Koha Ditore.

Në atë kohë Kosova nuk ishte e pranuar në UEFA e FIFA dhe si rezultat i kësaj prioritet i lojtarëve shqiptarë kudo në botë ishte Kombëtarja.

Por nga ajo ndeshje festive ka ndryshuar shumëçka. Dhe, këtë mund ta nxjerrë në pah ndeshja e ardhshme ndërmjet ekipeve shqiptare, që është paralajmëruar se do të luhet më 29 maj në Zvicër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).