Sport

Argjentina apelon ndaj vendimit për pezullim të Messit

Argjentina do të apelojë ndaj vendimit për pezullim të yllit Lionel Messi për katër ndeshje.

Ylli i Barcelonës është dënuar sot nga FIFA me katër ndeshje mos-lojë me kombëtaren për shkak të ofendimit ndaj gjyqtarit në ndeshjen e fundit me Kilin.

Tani Sekretari i Kombëtares argjentinase, Jorge Miadosqui, ka konfirmuar se do të apelojnë kundër vendimit të FIFA-s.