Sport

Ronaldo me “gërshërë” këput rrugëtimin e Juves në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer për Real Madridin në Ligën e Kampionëve, duke shënuar dy gola ndaj Juves në çerekfinale.

Ylli i “Mbretërve” vëmendjen më të madhe e mori në golin e dytë, të cilin e realizoi me “gërshërë” për t’ia këputur gjasat Juventusit që të shpresojë për një kalim në gjysmëfinale të garës evropiane.

Që Juventusi ta ketë më të vështirë ndeshjen e kthimit në Bernabeu, u përkujdes mbrojtësi i krahut të majtë, Marcelo, i cili realizoi golin e tretë për mysafirët në këtë takim.

Ronaldo serinë e golave e nisi në minutën e tretë, ndërsa golin e dytë e realizoi në minutën e 64.

Dy minuta më vonë Juventusi mbeti me një lojtar më pak kur Paulo Dybala mori kartonin e dytë të verdhë.

Mbrojtësi brazilian për rezultatin përfundimtar 3 me 0 u përkujdes në minutën e 72.