Sport

ISIS paralajmëron sulme gjatë Botërorit

Descriptive Text

Grupi terrorist ISIS ka paralajmëruar se është duke u përgatitur që me dronë të sulmojë gjatë mbajtjes së Kupës së Botës në Rusi.

pasur shumë raportime se grupi terrorist e ka cak këtë ngjarje e cila pritet të mbahet në qershor, mirëpo kësaj radhe lajmet janë shoqëruar edhe me disa pamje të dronëve të pajisur me bomba, raketa dhe mjete të rënda vdekjeprurëse.

Për sulme ndaj lojtarëve dhe simpatizantëve ISIS thotë se do të përdorë dronët, në të cilët do të jenë të instaluara bomba, transmeton KP.

Ky paralajmërim vjen pasi shërbimet e sigurisë kanë pranuar se Botërori është kërcënimi i mundshëm i ISIS-it.

Sipas “The Sun”, organizata terroriste ISIS po planifikon një sulm me bomba me dronë ndaj tifozëve anglezë.

Dronët me armë tanimë janë duke u përdorur nga ISIS-i në Siri dhe në Irak.