Sport

Atletico kërkon Rodrigon

Descriptive Text

Atletico Madrid mund të tentojë të transferojë sulmuesin e Valencias, Rodrigo Moreno, këtë verë si zëvendësim për francezin Antoine Griezmann, bën të ditur “Cadena Ser”.

Rodrigo 27-vjeçar ka shënuar 14 gola në 25 ndeshje në La Liga me Valencian këtë stinor dhe po ashtu shkëlqeu edhe me përfaqësuesen e Spanjës, ku shënoi kundër Gjermanisë muajin e kaluar.

Ish-sulmuesi i Benficas, që nisi karrierën te Real Madridi dhe luajti shkurtazi edhe te Boltoni në Angli, është golashënuesi i dytë më i mirë spanjoll në La Liga këtë stinor, pas Iago Aspasit të Celta Vigos.

Atletico është e interesuar të transferoj sulmuesin e lindur në Brazil që është kushëri i dyshes Thiago dhe Rafinha Alcantara.

Griezmann ndërkohë po pritet të largohet nga Atletico këtë verë dhe të kalojë te Barcelona.