Sport

Buffon: Jemi të barabartë me Realin

Portieri i Juventusit shpreson te kualifikimi ndaj kampionëve të Evropës.

Një tjetër përballje mes Juventusit dhe Real Madridit këtë të martë.

Kanë kaluar 300 ditë pas finales së Kardifit, që përfundoi me triumfin e “Los Blancos” me rezultat të thellë 4:1. Por për kapitenin dhe portierin bardhezi asnjë skuadër nuk është e pamposhtur.

“Në Kardif fitoi skuadra më e fortë. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë, është të japim më të mirën në fushë”, ka thënë Buffon për gazetën sportive spanjolle AS, transmeton ksp.

Por teksa ka vlerësuar Madridin e një viti më parë si më të fortë përballë Juventusit, Buffon ka theksuar se nuk ka skuadra të pamposhtura.

“Reali është favorit, por mundësitë për kualifikim janë 50 me 50. Duhet të jemi ambiciozë. Ka histori, por ka edhe të tashme, Juventusi është një skuadër e madhe dhe di si t’i fitojë titujt”, u shpreh ai.