Sport

Rabiot do të largohet nga PSG verës, United në sulm

Manchester United është duke vëzhguar situatën e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Adrian Rabiot.

Vet lojtari ka deklaruar pas finales së kupës ku klubi parisien arriti të triumfojë ndaj Monaco me rezultat 3:0 se këtë verë mund të vendos që të largohet nga Parisi.

Pas kësaj fitore ai u pyet se nëse do të jetë edhe vitin e ardhshëm në Paris, përgjigja e tij ishte e menjëhershme,”nuk e di, do të shohim” , transmeton KosovaPress.

“Po, për momentin unë dua të shijoj çdo ndeshje dhe trofe të fituar me klubin tim aktual”, vazhdoi 22 vjeçari.

The Sun raporton se nëse Rabiot do të ishte në gjendje të largohej, nuk do të mungonte interesimi i top skuadrave evropiane për të.

Si United ashtu edhe Barcelona ka një interesim të shtuar që një kohë të gjate për francezin, por ende nuk ka asnjë lëvizje nga asnjëra palë.