Sport

Tottenhami mposht Chelsean, ia zvogëlon gjasat për Ligë të Kampionëve

Derbi i Londrës ndërmjet Chelseat e Tottenhamit i ka takuar kësaj të dytës.

Skuadra e Mauricio Pochettinos arkëtoi pikët e plota në Stamford Bridge, duke ia zvogëluar shpresat Chelseat që të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

Ishin vendasit që e nisën më mirë këtë takim, duke kaluar në epërsi në minutën e 30 përmes Alvaro Moratas, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë pas asistimit nga Moses.

“Spursat” barazuan shifrat në minutën e 45+1 me një supergol të shënuar nga Christian Eriksen.

Në pjesën e dytë mysafirët përmbysën gjithçka duke shënuar edhe dy herë përmes mesfushorit anglez Dele Alli, i cili shënoi në minutat 62 dhe 66.

Tottenhami pas kësaj fitore mban vendin e katërt me 64 pikë, e Chelsea në vendin e pestë ka 56 pikë.