Sport

Alli dy gola të shpejtë ndaj Chelseat, Dier superasist

Descriptive Text

Tottenhami ka përmbysur gjithçka në derbin e sotëm ndaj Chelseat.

Epërsinë e krijuar nga Morata në minutën e 30, skuadra e Tottenhamit e ka përmbysur në pjesën e dytë, transmeton Koha.net.

Ishte mesfushori Dele Alli që shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, kurse Eriksen me një raketë kishte barazuar shifrat në fund të pjesës së parë.

Alli golin e parë e shënoi në minutën e 62 pas një asistimi shumë të bukur nga Dier. Kurse pas katër minutave e çoi rezultatin në 1 me 3.