Sport

Feronikeli e Llapi ndajnë pikët, Gjilani fiton bindshëm

Feronikeli dhe Llapi kanë barazuar 2 me 2 në kryendeshjen e javës së 25-të në Superligën e Kosovës.

Feronikeli kaloi i pari në epërsi përmes Mark Milicajt, teksa Llapi u kthye në lojë me Hamdi Namanin e Ilir Blakçorin.

Albutrit Morina barazoi gjithçka në fillim të pjesës së dytë.

Gjilani në përballjen tjetër ka shkelur 4 me 0 Vllazninë e Pozheranit, ndërsa Trepça ’89 fitoi ngushtë 1 me 0 ndaj Drenicës.

Feronikeli dhe Llapi kanë nga 39 pikë në tabelë në pozitat katër dhe pesë. Po aq pikë kanë edhe Gjilani e Trepça ’89 në dy pozitat vijuese.