Sport

Sanchezi luajti futboll në burg

Alexis Sanchez ka pasur fatin që të luajë nëpër stadiumet më të mëdha në botë, por për faqen zyrtare të Arsenalit, kiliani ka treguar edhe një gjë të pazakontë deri më tani.

Në rrugëtimin e tij për t’u bërë profesionist Sanchez ka luajtur shpesh edhe në një burg në qytetin e tij të lindjes.

“Si fëmijë doja të bëhesha futbollist profesionist. Doja të fitoja dhe të arrija sa më larg”, ka thënë Sanchez, transmeton Koha.net.

“Kam luajtur nëpër turne të vegjël. Luajta portier. Isha i lumtur për aq sa luaja futboll. Luajta me më të mëdhenj – shumë prej tyre më kanë pëlqyer”, ka shtuar ai.

“Luajta në rrugë, por shpesh luaja në një burg. Aty luanim në një fushë të keqe dhe gjithmonë luajta në portë”.