Sport

Kampioni evropian për kadetë po kërkon titullin në Kosovë

Ka vetëm dy javë që ka ardhur në Kosovë dhe qendra kroate Filip Bundoviq është i vendosur për të fituar titullin e kampionit me fanellën e Sigal Prishtinës.

Bundoviq 24-vjeçar, është i huaji i vetëm te Sigal Prishtina aktualisht dhe pritet të jetë edhe në vazhdim, shkruan Koha Ditore.

Ekipit i është bashkuar pak pasi triumfoi në Kupën e Kosovës.

Ai debutoi te Sigal Prishtina, në ndeshjen ku skuadra e kaltër përjetoi humbjen e parë të këtij edicioni në Superligë.

U mposht nga Bashkimi në Prizren. Bundoviq ka luajtur më pas edhe disa ndeshje dhe mesatarja e tij është 27.7 pikë dhe 11 kërcimeve për ndeshje... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)