Sport

Zidane thotë se s’dëshiron të largohet nga Reali

Descriptive Text

Zinedine Zidane ka shprehur edhe njëherë qartë dëshirën e tij për të qëndruar edhe për një kohë të gjatë te skuadra mbretërore e Real Madridit.

Në spekulime të mediave thuhet se Zinedine Zidane pas startit të dobët të Realit, vështirë se do të vazhdonte të qëndrojë në krye te ekipit, por të gjitha këto i ka hedhur poshtë timonieri francez, transmeton KP.

“Po, është e vërtet se dëshiroj të qëndroj si trajner i Real Madridit, më pëlqen futbolli dhe e di çfarë jam duke bërë”, deklaroi Zidane.