Sport

Prekazi: S'do të jemi “kafshatë e lehtë” për askënd

Descriptive Text

Përzgjedhësi i Përfaqësueses Shpresa (U21), Rafet Prekazi, pranon se Kosova si debutuese në garat evropiane mund edhe të humbë shumicën e ndeshjeve të Grupit 5 eliminator për Evropianin 2019.

Por, thotë se nuk do të jetë "kafshatë e lehtë" për asnjë skuadër kundërshtare në këtë cikël të eliminatoreve. Ai thotë se këtë, Kosova e dëshmoi në debutim, në ndeshjen kundër Irlandës, kur në Dublin u mposht 1:0, por pati disa raste për të barazuar apo fituar ndeshjen, shkruan sot Koha Ditore.

Prekazi pohon se me gjithë humbjen të shtunën nga Irlanda, Kosova tregoi shumë anë të saj pozitive. Ai tha se rezultati i ndeshjes nuk ishte real bazuar në atë çfarë tregoi në fushë ekipi i tij. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.