Sport

Roma tregon përse e shiti Salahun për 36 milionë funte

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka sqaruar shitjen e Mohamed Salah te Liverpooli për vetëm 36 milionë funte.

Egjiptiani kaloi në Anfield gjatë verës së kaluar dhe deri më tani ka realizuar 36 gola nëpër të gjitha garat.

Për shkak të formës së lartë, janë shtruar pyetjet se përse Roma lejoi largimin e sulmuesit për një çmim të lirë.

Monchi ka thënë se klubi ra në presion për shitje të lojtarëve shkaku i Fair-Playt financiar, derisa shtoi se shitja e Neymarit për 220 milionë euro te PSG-ja ndryshoi drejtimin e tregut.

“Te Salah duhet kuptuar dy gjëra të rëndësishme”, ka thënë Monchi. “Së pari, Salah është shitur para se Neymari të revolucionarizonte tregun. Së dyti duhej ta shitnim Salah para 30 qershorit”.

“Të gjithë ata që e kuptojnë këtë biznes se ishte sikur të kesh thikën në fyt. Prandaj duke menduar për këto dy kushte, mendoj se bëmë shitje të mirë”.