Sport

Hysaj, i gatshëm të vazhdojë me Napolin

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj është i vendosur për të qëndruar në Napoli.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, kërkohet nga top-klubet evropiane përfshirë edhe gjigantin gjerman, Bayern Munich.

Por, sipas mediave italiane, Hysaj është i gatshëm të firmos kontratën e re me napolitanët, transmeton ksp.

“Elseid Hysaj ka shfaqur gatishmëri të nënshkruajë kontratë të re me Napolin deri në vitin 2023”, shkruajnë mediat italiane.

Mbrojtësi shqiptar po bën një sezon të madh me Napolin, skuadër më të cilin është duke “luftuar” me Juventusin për titullin e kampionit në Seria A.