Sport

Unitedi në garë për Ramseyn

Skuadra e Manchester Unitedit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Aaron Ramsey, përcjellë tabloidi anglez "The Sun".

Ramsey 27-vjeçar, pritet të largohet nga Arsenali në fund të këtij edicioni, kurse Manchester Unitedi ka bërë gati 40 milionë euro për transferimin e tij në verë.

Ramsey ka kërkuar largimin nga Arsenali, pasi dëshiron që të jetë pjesë e një ekipi që lufton për trofe.

Ai këtë edicion ka shtatë gola e dhjetë asistime në 23 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat.

Ramsey është pjesë e Arsenalit prej vitit 2011 kur iu bashkua nga Cardiff City dhe ka kontratë deri në fund të edicionit të ardhshëm.

Krahas Manchester Unitedit, interesim për mesfushorin uellsian ka treguar edhe Juventusi.