Sport

Rruga e gjatë e Anthony Joshuas deri në majë

Descriptive Text

Në rininë e tij Anthony Joshua bënte xhiro me biçikletë nëpër lagje me shokët e tij. Ai shikonte shtëpitë e mëdha me porta dhe pyeste veten se çfarë pune bëjnë njerëzit që jetojnë në to dhe si kanë fituar mjaftueshëm para për të siguruar një ekzistencë të tillë.

Joshua përdori ato pamje për të motivuar veten. Dhe tash, derisa po përgatitet për të luftuar për unifikim të titujve të botës në peshën e rëndë në boks kundër Joseph Parkerit në Cardiff, të shtunën, ai është ndër yjet më të mëdhenj në sport dhe mund të blejë shtëpi kudo në botë. Paratë i ka, shkruan Koha Ditore.

Statusi i Joshuas është aq i madh, saqë shumica nuk po e llogarisin Parkerin si të rrezikshëm dhe po shikojnë para te meçet më të mëdha që e presin.

Parker vlerësohet vetëm një pengesë në rrugën e Joshuas për t'u bërë kampion absolut në peshën e rëndë në boksin profesionist... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)