Sport

Federer do ta humbë vendin e parë në renditje botërore

Descriptive Text

Tenisti zviceran Roger Federer do ta humbë vendin e parë në renditjen botërore pas humbjes që pësoi në turneun Miami Open, dhe ka bërë të ditur se do të heqë dorë nga pjesëmarrja në pjesën e stinorit në fushën me argjilë, përfshirë edhe nga grand slami “Roland Garros”.

Federer, 36- vjeçar, të shtunën pësoi humbje shokuese me 2:1 në sete (3:6, 6:3 dhe 7:6) nga tenisti numër 175 në botë Thanasi Kokkinakis.

Federer edhe stinorin e kaluar nuk kishte luajtur në fushën me argjilë, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Vitin e kaluar ai fitoi grand slamin “Wimbledon”, pasi u kthye nga pushimi. Spanjolli Rafael Nadal do të ngjitet në krye të renditjes botërore.

Për humbje të vendit të parë, Federer, që ishte kampion i vitit të kaluar në Miami, tha: “E kam merituar pas këtij meçi. Ndihem shumë keq. Kam vendosur të mos luaj në stinorin në fushën me argjilë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)