Sport

Griezmann pranon ulje të pagës vetëm që t’i bashkohet Barçës

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann raportohet se do të pranojë pagë më të ulët vetëm që t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.

Francezi nuk kaloi sezonin e shkuar te Manchester Unitedi pavarësisht spekulimeve, ndërsa tani thuhet se është kryesori në listën e dëshirave te Barça.

Paga e tij besohet se është rreth 190 mijë funte në javë, ndërsa sipas gazetës Sport, Griezmann do të pranojë pagë më të ulët që të kalojë te katalonasit.

Sipas raportimit, 27-vjeçari dëshiron kontratë që varet më shumë nga bonuset përmes performancave dhe golave.

Griezmann ka pasur 38 paraqitje për Atleticon këtë edicion me 23 gola të shënuar dhe 13 asistime.