Sport

Pogba e Mourinho rrallë flasin me njëri-tjetrin

Raportet e Paul Pogbas dhe Jose Mourinhos kanë arritur në atë pikë sa që ata flasin shumë rrallë.

Pogba nuk është më i preferuari në mesfushën e Manchester Unitedit duke u lënë disa herë jashtë 11-shes bazë.

Sipas “The Sun”, Pogba është nervozuar me lënien jashtë ekipit të parë në javët e fundit dhe me Mourinhon po kontakton vetëm përmes asistentit Rui Faria dhe zyrtarëve të tjerë të klubit.

Në anën tjetër, Mourinho thuhet se është i gatshëm edhe për largimin e Pogbas.

Pogba ka pasur 27 paraqitje për Unitedin në edicionin e ri. Ka realizuar 3 gola dhe ka regjistruar 10 asistime.