Sport

Tuchel refuzon Bayernin për Arsenalin

Thomas Tuchel raportohet se ka refuzuar mundësinë që t’i bashkohet Bayernit, pasi preferon të kalojë tek Arsenali.

44-vjeçari, i cili është pa punë që prej shkarkimit nga Borussia Dortmundi në fund të sezonit të shkuar, spekulohet se është trajneri i preferuar për zëvendësimin e Jupp Heynckesit në Allianz Arena.

Megjithatë, sipas “Bild”, Tuchel dëshiron të largohet nga Gjermania dhe tashmë është në fazën fillestare të bisedimeve me “Topçinjtë”.

Tuchel shihet nga londinezët si trajneri ideal për ta zëvendësuar Arsene Wengerin.