Sport

Gavazaj i lumtur që pritja për Kombëtaren iu shpërblye

Mesfushori kosovar Enis Gavazaj, është ftuar disa herë nga Përfaqësuesja e Kosovës, por thotë se ka qenë i vendosur për të luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë.

Dhe, ai më në fund ka rastin të realizojë këtë dëshirë, pasi është ftuar për miqësoren me Norvegjinë, që luhet më 26 mars në Elbasan, shkruan sot Koha Ditore.

Gavazaj 23-vjeçar, i lindur në Prizren, të mërkurën në konferencën për shtyp ka thënë se Shqipërinë e zgjodhi me dëshirë dhe se është krenar që tash e tutje do të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi.

Ai para se të ftohej nga ekipi A, ka luajtur për U-21, U-20 e U-19 të Shqipërisë. Prej vitit 2016 është pjesë e Skënderbeut të Korçës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).