Sport

Kosova mban dy stërvitjet e para nën urdhrat e Challandesit

Descriptive Text

Nën drejtimin e seleksionuesit të ri, zviceranit Bernard Challandes, përfaqësuesja e Kosovës të mërkurën, i ka zhvilluar dy stërvitjet e para për dy ndeshjet miqësore që do t'i zhvillojë në Francë, atë kundër Madagaskarit të shtunën dhe të martën kundër Burkina Fasos.

Stërvitjen e parë Kosova e zhvilloi nga ora 11:00, kurse të dytën nga ora 16:30, shkruan sot Koha Ditore.

Për seleksionuesin Challandes, por edhe për lojtarët, këto ndeshje janë të rëndësishme, meqë mund të jenë të fundit para nisjes së Ligës së Kombeve në shtator. Kosova është pjesë e Ligës D në grup me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).