Serbia zhvendos ndeshjen me Kosovën në një vend të izoluar

Serbia zhvendos ndeshjen me Kosovën në një vend të izoluar

22 mars 2018 09:06

Ndonëse ka premtuar se do të jetë nikoqire e mirë, Federatës së Hendbollit të Serbisë i kanë dalë vështirësi për të organizuar turneun e grupit të pestë të eliminatoreve për botërorin e hendbollit për juniore (U-20).

Turneu i grupit, ku janë edhe Kosova e Serbia, nuk do të mbahet në Kragujevc siç ishte paraparë, por në Qendrën Sportive Kovilovo, 12 kilometra larg prej qendrës së Beogradit, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu është bërë e ditur të mërkurën nga Federata e Hendbollit e Serbisë, që përmes shortit e ka fituar të drejtën të organizojë këtë turne të hendollisteve të reja.

Në fakt, shumë më herët se të bëhej i ditur vendimi, Federata e Hendbollit e Kosovës mori sinjale se mund të ndërrohet vendi ku do të luhen ndeshjet, për shkaqe të sigurisë, përkatësisht për faktin se në Kragujvec ishin paralajmëruar protesta. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme