Sport

Falimentojnë pronarët e Milanit

Vjen një tjetër goditje ndaj besueshmërisë së pronarëve kinezë të Milanit.

Gjykata e Popullit në Shenzhen të Kinës, deklaroi zyrtarisht të falimentuar shoqërinë “Jie Ande”, që në fakt ishte garancia dhe kasaforta e Yonghong Li, 48 vjeçar , pronar dhe President i Milanit.

Deri dje për kompaninë kineze qëndronte pezull një kërkesë likuidimi me Bankën e Kanton që kishte kërkuar shpalljen e falimentit. Jie Ande ishte akredituar si një nga kompanitë më të rëndësishme dhe me më tepër likuiditet financiar mes atyre të përfshira në kurikulumin zyrtar të financierit kinez me rezidencë në Hong Kong, transmeton KP.

Kjo mbetet një goditje e rënde për besueshmërinë e Presidentit aktual Li duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi aftësinë e tij për të përmbushur detyrimet ndaj kreditorëve.

Për klubin është e rëndësishme të mbyllë bilancin në 30 qershor, ndërkohe për t’i dhënë vazhdimësi projektit Milan futet në lojë fondi Eliot, të cilit pronari kinez i klubit i ka borxh mbi 300 milionë euro.