Messi i frikësohet pensionimit

Messi i frikësohet pensionimit

20 mars 2018 12:27

Në një fazë, çdo futbollist duhet të tërhiqet nga sporti profesionist dhe kjo është një çështje që po e shqetëson Lionel Messin.

Superylli argjentinas ka mbushur 30 vjet në qershorin e vitit të kaluar dhe po futet në fazën e vonshme të karrierës, në drejtim të fatit të paevitueshëm që çdo sportist profesionist duhet të përballet.

Duke u paraqitur në emisionin “La Cornisa”, Messi ka thënë: “Të gjithë thonë se është shumë e vështirë dhe nuk kam dyshim për këtë. Është shumë e vështirë të mos e kesh rutinën e stërvitjes, lojës. Nuk e di se çfarë do të bëj apo ku do të jetoj. Do të pëlqeja të bëja çdo gjë që nuk kam mundur të bëj, por nuk e di nëse do të jetë në Barcelonë apo Rosario”, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Megjithëse është futur në 30-tat, Messi nuk po duket se po ngadalësohet. Ai po e udhëheq vijën ofensive të Barcelonës, ndërsa ka shënuar 25 gola në La Liga tashmë, të fundit e shënoi të dielën në fitoren 2:0 ndaj Atheltic Bilbaos. Ai po ashtu ka realizuar gjashtë gola në tetë paraqitje në Ligën e Kampionëve këtë stinor.

Messi është në rrugë që të fitojë për herë të gjashtë “Topin e Artë”, që do të ishte rekord, ndërsa po shpreson të udhëheqë Barcelonën drejt titullit të Ligës së Kampionëve.

Messi ka pranuar se i ka humbur paksa shpejtësia dhe tash është duke luajtur një rol tjetër te Barcelona.

Ai njëherësh tha se është i gatshëm të heqë dorë nga përfaqësuesja e Argjentinës nëse dështon të fitojë me të Botërorin këtë verë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme