Sport

Lyoni rrezikon përjashtimin nga kupat evropiane

Skuadra franceze Lyon po përballet me përjashtim nga garat evropiane, pasi është akuzuar nga UEFA për probleme të shkaktuara nga tifozët para ndeshjes së kthimit të Ligës së Evropës kundër CSKA Moskës, që e humbi të enjten.

Lyoni ka aktualisht një dënim me kusht prej dy vjetëve që daton nga prilli i vitit 2017, për probleme të shkaktuara nga tifozët gjatë ndeshjes çerekfinale të Ligës së Evropës.

Rregullat e UEFA-s thonë: “Nëse ndodh një shkelje tjetër gjatë periudhës me kusht, hyjnë në fuqi masat e parapara disiplinore. Kësaj mund t'i shtohen edhe masa të tjera disiplinore për shkak të shkeljeve të reja”, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Lyoni është akuzuar për sjellje raciste, për trazira të tifozëve, për hedhje të gjësendeve, ndezje të mjeteve piroteknike dhe bllokim të shkallëve gjatë ndeshjes me CSKA Moskan.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) do të merret me rastin më 31 maj. Lyoni aktualisht zë vendin e katërt në Ligue 1 të Francës, me dy pikë prapa Marseilles, ndërsa tri skuadrat e para nga elita franceze kualifikohen në Ligën e Kampionëve, derisa e katërta shkon në Ligën e Evropës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)