Schalke do të vendosë në verë për Avdijajn Foto: Koha / arkiv

Schalke do të vendosë në verë për Avdijajn

20 mars 2018 11:00

Drejtori sportiv i Schalkes, Christian Heidel, ka thënë se janë duke e përcjellë me vëmendje futbollistin Donis Avdijaj. Por ka thënë se për të ardhmen e tij te Schalke do të vendosin pas përfundimit të këtij edicioni.

Avdijaj me Schalken ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, shkruan sot “Koha Ditore”. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është huazuar nga Schalke te skuadra e Rodas në Holandë.

Avdiaj, të dielën, shënoi golin e parë në kampionatin e Holandës.

“Ne jemi duke e vëzhguar nga afër Avdijajn. Ai është duke u zhvilluar atje dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në verë”, ka thënë Heidel të hënën për “Kicker”. Te Roda, sulmuesi shtatshkurtër u huazua, pasi nuk ishte në planet e skuadrës gjermane.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme