Rrahje masive në basketbollin kroat, përjashtohen 14 lojtarë në ndeshjen Spliti – Zara

Rrahje masive në basketbollin kroat, përjashtohen 14 lojtarë në ndeshjen Spliti – Zara

18 mars 2018 21:31

Derbi i madh dalmatin ndërmjet Zarës dhe Splitit është përshkruar me tensione të larta dhe rrahje masive ndërmjet basketbollistëve të të dyja ekipeve.

Pranë rezultatit 95:65, amerikani nga Zara, Nouls u nervozua me ndërhyrjen e ashpër të Marçinkoviq dhe shpërtheu duke shtyrë kundërshtarin.

Kjo ishte sikur të hidhej benzinë në zjarr dhe nisi rrahja e basketbollistëve të të dyja ekipeve, transmeton KP.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe më pas gjyqtarët pas shikimit të incizimit në fund përjashtuan 14 basketbollistë, tetë të Splitit dhe gjashtë të Zarës.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Zarës me rezultat 120:88.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme