Sport

Villarreali befason Atleticon

Atletico Madridi është ndalur në udhëtim te Villarreali, duke pësuar me rezultat 2 me 1.

Skuadra e Diego Simeones e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 20 përmes Griezmannit që u tregua i saktë nga penaltia, transmeton Koha.net.

Megjithatë në pjesën e dytë vendasit arritën të përmbysin gjithçka përmes Unalit, që shënoi dy gola në minutat 82 dhe 90+1.

Në minutën e 90+3 Vitolo i Atleticos u ndëshkua me karton të kuq.

Atletico në vendin e dytë tani ka 64 pikë, kurse Villarreali në vendin e pestë ka 47 pikë.