Sport

Milani rrit gjasat për “Champions”

Descriptive Text

Milani ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Serie A, me pesë fitore radhazi.

Në ndeshjen e sotme Rossonerët e mposhëtn Chievon në San Siro në një ndeshje të bukur, me shumë gola, transmeton Koha.net.

3 me 2 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi. Calhanoglu, Cutrone e Silva shënuan për Milanin, përderisa Kessie humbi një penalti në minutën e 90+3.

Për ekipin mysafir shënuan Stepinski dhe Inglese, me këtë të fundit që shënoi një supergol.

Pas kësaj fitore Milani ka 50 pikë në vendin e gjashtë, pesë pikë më pak se Interi në vendin e katërt. Chievo në vendin e 16 ka 25 pikë.