Sport

Batshuayi sërish hero i Dortmundit

Descriptive Text

Michy Batshuayi ka dalë të jetë sërish hero i Dortmundit.

Sulmuesi belg i huazuar nga Chelsea ka realizuar golin e fitores, 1 me 0, në përballjen me Hannoverin në xhiron e 27-të të Bundesligës.

Dortmundi mbetet i treti në tabelë me 48 pikë, një më pak se Schalke që është e dyta. Bayerni ka 66 pikë në krye të tabelës.