Konjusha, “snajperja” e lojës mes dy koshave

Konjusha, “snajperja” e lojës mes dy koshave

18 mars 2018 12:45

Kishin mbetur edhe gjashtë minuta deri në fund të çerekut të katërt në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, që u zhvillua në fillim të këtij muaji në Suharekë.

Rezultati në semafor ishte në favor të Penzës, e cila kishte epërsi prej 16 pikëve, shkruan Koha Ditore.

Kur te Penza po “fërkonin duart” dhe po përgatiteshin për të ngritur trofeun, në skenë doli Irma Konjusha, e cila edhe një herë u dëshmua si lidere e klubit të saj.

Konjusha me depërtime, asistime e shënime nga distanca e bëri “të pamundurën të mundur” dhe ProBet Prishtinës ia siguroi trofeun... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme