“Luftëtarët” e Golden State mposhten nga “Mbretërit” Sacramentos

“Luftëtarët” e Golden State mposhten nga “Mbretërit” Sacramentos

17 mars 2018 14:52

Buddy Hield i dha avantazhin Sacramento Kings kur i shënoi të dy tentimet nga gjuajtja e lirë 27.5 sekonda para fundit, dhe më pas Willie Cauley-Stein e bllokoi basketbollistin e “Luftëtarëve”, Nick Young, i cili provoi të shënonte nga trepikëshi, 12.6 sekonda pa përfunduar ndeshja.

Kështu, Kings arriti të triumfojë përballë Golden State Warriors, 98:93. Hield shënoi 22 pikë, dhe shënon dy fitore të njëpasnjëshme në shtëpi te Golden State në Oakland për herë të parë që prej vitit 2003.

“Luftëtarët” në këtë përballje luajtën pa Kevin Durantin, Stephen Curryn dhe Klay Thomsonit, dhe skuadrës së tyre iu ndal seria e tetë fitoreve rresht.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme