Russell Westbrook e regjistroi triple-doublein e 22-të të sezonit, me 16 pikë, 11 asistime dhe 10 kërcime, derisa Oklahoma City Thunder fitoi lehtësisht si vendës ndaj vizitorëve të Los Angeles Clippers, 121:113.
Në listën e kosha-shënuesve më i miri tek OKC ishte Corey Brewer me 22 gjithsej, ndërsa pati edhe gjashtë topa të vjedhur, transmeton Sporti në KTV.
Tobias Harris i udhëhoqi mysafirët me 24 pikë, por nuk shënoi asnjë të vetëm në çerekun e katërt. Kjo ishte humbja e gjashtë e Clippers, në 15 ndeshjet e fundit.
-
17 mars 2018 15:45
-
Shpërndaje në: