Sport

Ekipet që u kualifikuan në çerekfinale të Ligës së Evropës

Descriptive Text

Liga e Evropës ka mësuar ekipet që janë kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare prestigjioze evropiane.

Granit Xhaka e Shkodran Mustafi u kualifikuan me Arsenalin në çerekfinale duke e eliminuar Milanin, Valon Berisha me Salzburgun e eliminoi Dortmundin me dy golat e tij të shënuara në ndeshjen e parë në udhëtim 1 me 2 kurse ndeshja e sotme përfundoi 0-0, transmeton Koha.net.

Përveç tyre në çerekfinale është kualifikuar edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha me Lazion që eliminoi Dinamo Kievin.

Çerekfinalistët e Ligës së Evropës janë: Atletico Madrid, Sporting Lisbona, Marsielle, Leizpig, Lazio, Arsenal, CSKA Moska, e Salzburgu.

Shorti për çerekfinale do të hedhet nesër.

Image