Sport

Lambert: Shaqiri nuk është Messi, nuk mund të varemi veç nga ai

Descriptive Text

Trajneri i Stoke Cityt, Paul Lambert iu ka bërë thirrje lojtarëve të tij që ta ndihmojnë Xherdan Shaqirin në pjesën e mbetur të sezonit, pasi ekipi nuk mund të varet vetëm në një lojtar.

Shaqiri këtë sezon deri më tani ka bërë shtatë gola dhe gjashtë asistime në 28 ndeshje të Premier Ligës, por ekipi i tij është në zonën e rrezikshme dhe rrezikon të largohet nga elita e futbollit anglez.

“Nuk mund se mund të jeni të varur vetëm në një lojtar. Mendoj se një gjë e tillë është shumë e vështirë që të ndodhë, përveç nëse jeni Leo Messi apo lojtar i tillë. Shaqiri ka bërë mirë për ne por i duhet edhe ndihmë. Duhet ndihmë nga pjesët e tjera të fushës, nëse e bëjmë këtë atëherë do të jemi në lojë, dhe do të kemi shanse më të mira”, ka thënë Lambert, raporton Sports Mole.