Sport

Goli ndaj Chelseat, më i shpejti në karrierën e Messit

Descriptive Text

Lionel Messi ka shënuar golin më të shpejtë në karrierën e tij, në përballjen me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi shënoi pas vetëm dy minutave e tetë sekondave për të kaluar Barçën në epërsi në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në “Champions”.

Ky ishte goli më i shpejtë si me skuadër ashtu edhe me kombëtare për Messin.