Drita ka shfrytëzuar barazimin e Prishtinës me Trepçën ’89 për t’u afruar në dy pikë me liderin e Superligës.
Klubi nga Gjilani mposhti Drenicën me rezultat 3 me 1 për t’u afruar me Prishtinën që sot barazoi pa gola me kampionin aktual të Kosovës.
Në takimet tjera Feronikeli fitoi takimin dramatik me Besën me rezultat 2 me 1, Liria barazoi me Vëllaznimin me rezultat 1 me 1.
Prishtina ka 33 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se Drita në pozitën e dytë. Liria është e treta me 38 pikë.
-
14 mars 2018 15:58
-
Shpërndaje në: